Kënga serbe në Bruksel, Komisioni Evropian për “Bota sot”: Zgjedhja nuk ishte dakorduar me ne

Pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në Forumin për Zgjerim në Bruksel, Komisioni Evropian i ka thënë “Bota sot” se kënga u zgjodh nga grupi muzikor pa u dakorduar me institucionin. Komisioni shprehu keqardhje për këtë zgjedhje dhe sqaroi se interpretimi nuk përfaqëson qëndrimin e tij apo të komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, ndaj Kosovës dhe historisë së saj.

Yuliya Matsyk, zyrtare për media në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm, shpjegoi në përgjigje se Komisioni nuk e kishte miratuar paraprakisht këngën. Ajo iu referua edhe deklarimit që komisionerja Kos kishte bërë atë mëngjes për përzgjedhjen e saj nga grupi muzikor.

Të lidhura

None found

Në reagim, Komisioni theksoi se e kaluara e përbashkët nuk mund të ndryshohet, por e ardhmja mund të zgjidhet së bashku. Sipas tij, kjo e ardhme duhet të jetë evropiane, pa ndarje dhe e tillë që secili të ndihet si në shtëpi. Synimi, siç sqarohet në përgjigje, nuk është të harrohen dallimet, por që ato të mos bëhen shkak për përçarje. Në këtë kuadër u rikujtua edhe mesazhi i një folësi në aktivitetin e një dite më parë: dallimet janë të mira, ndërsa ndarjet jo.

Komisioni ripohoi gjithashtu mbështetjen për rrugën evropiane të Kosovës dhe synimin për të vijuar përkrahjen e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Përgjigjja për “Bota sot” përfshiu edhe sqarime mbi pjesëmarrjen në Forumin për Zgjerim. Sipas Komisionit, në të janë të përfshirë aktivisht përfaqësues nga të gjitha vendet kandidate dhe potencialisht kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pesë prej vendeve kandidate përfaqësohen nga përfaqësues të qeverive të tyre, ndërsa Kosova do të marrë pjesë edhe përmes shoqërisë civile: Donika Emini, nga organizata D-Square, do të jetë në një panel të posaçëm për pajtimin.


Shtuar më 16.11.2026 14:18

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişBycasinoonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet