Udhëtime drejt BE? Kur pritet të njihet certifikata shqiptare e vaksinimit

Unioni Europian pritet që në ditët në vijim të njohë certifikatën e vaksinimit të Shqipërisë.

Lajmin e bëri të ditur një zëdhënëse e Unionit, e cila tha se procesi për njohjen e certifikatës së vakzinimit për shtetasit e ballkanit perëndimor është në proces e sipër.

Më parë në sistemin e BE-së janë future certifikatat e vaksinimit të Maqedonisë së Veriut, Turqisë e Ukrainës.

Shqipëria deri më tani ka qenë rast i veçantë, pasi ka përdorur më shumë vaksinën kineze, por në ditët në vijim pritet të merret një vendim pozitiv edhe për vendin tonë./albeu.com

 


Shtuar 24.08.2021 17:35