Kylian Mbappe prej ditësh është lidhur me një largim nga PSG-ja, dhe orët e fundit kanë qenë mjaft të nxehta me klubin francez që si duket ka vendosur ta shesë për të mos e humbur me parametra zero verën e ardhshme.
Për situatën e yllin francez ka folur së fundmi edhe legjenda Henry ku është shprehur se shpreson që Mbappe të qëndrojë në kryeqytetin francez.
Henry për Amazon tha:
“Nuk e di çfarë do ndodh me Kylian Mbappe, ne mund gjithmonë të spekulojmë dhe të flasim shumë gjëra”.
“Unë çfarë shoh është që ai është ende aty, duke u stërvitur, duke ecur, duke vrapuar dhe krijuar shanse për bashkëlojtarët”.
“Ka shënuar, e di mirë. Është lojtar që gjithashtu e nderon kontratën, nuk është duke bërë asgjë keq, duke u përgjigjur në fushë, pra të jetë i lumtur”.
“Shpresoj që të qëndrojë të PSG, shpresoj që të jetë mirë dhe të shohim çfarë sjellë e ardhmja sepse është normale është që gjërat të ndryshojnë”, deklaroi ai. /albeu.com/