ZYRTARE/ Reali “gozhdon” Valverden, i rinovon kontratën deri në 2027

Real Madridi ka arritur marrëveshje me Valverden për zgjatjen e kontratës.

Futbollisti kishte kontratë deri në vitin 2025, ndërsa tani e ka rinovuar ata edhe për dy vite të tjera që do ta mbajë atë te ‘Mbretërit’ deri në vitin 2027.

Mesfushori bëri paraqitje fantastike sezonin e kaluar, duke bindur drejtuesit e klubit që ti ofrojnë marrëveshje të re me rritje page.

23-vjeçari, tani do të ketë klauzolë largimi prej 1 miliardë euro, ashtu si Karim Benzema.


Shtuar 24.08.2021 17:02