Kosova synon të ndërtojë pesë diga strategjike, Pacolli bisedon me Turqinë për bashkëpunim

Kosova po planifikon ndërtimin e pesë digave strategjike, ndërsa përvoja e Turqisë mund të shërbejë si mbështetje teknike për këto projekte. Këtë e bëri të ditur ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, duke theksuar se siguria ujore është ndër prioritetet kryesore të ministrisë së saj.

Sipas “Bota sot”, Pacolli zhvilloi një takim bilateral me ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë së Turqisë, Ibrahim Yumakli, gjatë Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP31), që po mbahet në Antalia të Turqisë.

Të lidhura

None found

Në një postim në Facebook, ministrja njoftoi se me Yumaklin diskutoi zgjerimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë për burimet ujore, infrastrukturën e digave dhe menaxhimin e lumenjve. Palët biseduan edhe për një Memorandum Mirëkuptimi që pritet të nënshkruhet për bashkëpunim teknik në këto fusha.

Pacolli e cilësoi Turqinë partnere të çmuar për avancimin e projekteve të Kosovës dhe forcimin e sigurisë ujore, duke vënë në dukje përvojën e saj të gjatë në ndërtimin dhe menaxhimin e digave të mëdha.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet