Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë deri në orën 14:00, pasi deputetët përfunduan deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Me rifillimin e punimeve, pritet të shqyrtohen disa marrëveshje ndërkombëtare dhe të zhvillohet interpelanca ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Të lidhura
None found
Rendi i ditës përfshin gjithashtu një mocion përmbajtësor për çështjen e energjisë.
Në përfundim të seancës është planifikuar shqyrtimi dhe miratimi në lexim të tretë i Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Projektligji u vendos në rendin e ditës me kërkesë të ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku. Ajo ka paralajmëruar se brenda dy javësh do të paraqesë një nismë të re ligjore për amendamentimin e tij.






