Ramush Haradinaj, ish-kryetar i Aleancës, deklaroi se partia e mbështet ligjin, pavarësisht ndryshimeve që mund t’i bëhen apo variantit që do të propozohet.
Duke folur për mediat, ai tha se ende nuk është e qartë rruga procedurale që duhet ndjekur: nëse çështja do të shqyrtohet në seancë apo do të procedohet përmes presidencës.
Të lidhura
None found
Sipas Haradinajt, fillimisht duhet sqaruar baza procedurale. Nëse konfirmohet se propozimi duhet të tërhiqet, amendamentimi i tij mund të bëhet më pas.
Ai theksoi se Aleanca e ka mbështetur ligjin më herët dhe do të vazhdojë ta mbështesë, cilido variant të paraqitet.







