Kriza financiare e Rahovecit 029 ka sjellë largimin e amerikanit Mika Adams, lojtarit kryesor të skuadrës që garon në Superligën e Kosovës në basketboll.
Adams, i cili iu bashkua klubit në fillim të këtij sezoni, do ta vazhdojë karrierën në Izrael. Në 7 paraqitje për Rahovecin 029, ai regjistroi mesatarisht 26 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime për ndeshje, duke qenë koshashënuesi më i mirë i Superligës.
Të lidhura
None found
Gjatë këtij sezoni, Adams e fitoi dy herë çmimin “MVP i Javës” në Superligë. Ai nuk u aktivizua në humbjen e fundit të Rahovecit 029 ndaj Trepçës.
Nga klubi priten edhe largime të tjera të lojtarëve të huaj. Në ndeshjen kundër Trepçës, i vetmi lojtar i huaj në përbërjen e Rahovecit 029 ishte Jabari Craig.
Me 2 fitore dhe 6 humbje në kampionat, Rahoveci 029 renditet i parafundit në tabelë me 10 pikë. Ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë në udhëtim kundër Bashkimit.







