Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Kosova po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare COP31, që po zhvillohet në Turqi, ku liderët botërorë diskutojnë dhe marrin vendime për përballimin e ndryshimeve klimatike.
Osmani ka rikujtuar se tre vjet më parë, gjatë kohës kur mbante detyrën e presidentes, Kosova mori për herë të parë një ftesë në nivelin e kreut të shtetit për të qenë pjesë e këtij forumi, i cili u mbajt në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Të lidhura
None found
Sipas saj, edhe këtë vit prania e Kosovës në konferencë është bërë e mundur falë përkrahjes së një aleati, emrin e të cilit ajo nuk e ka bërë të ditur.
Gjatë COP31, Osmani do të jetë pjesë e panelit “She Leads: Women Rewriting the Climate Economy”, ku do të flasë për rëndësinë e grave në hartimin e politikave dhe në krijimin e shoqërive më të drejta, më të barabarta dhe më të qëndrueshme.







