Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme plenare për të diskutuar raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, që i referohet vitit 2026.
Deputetët do të shqyrtojnë vlerësimet dhe rekomandimet e dokumentit, si dhe hapat që institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin për t’iu përgjigjur atyre.
Të lidhura
None found
Raporti analizon ecurinë e Kosovës drejt integrimit evropian dhe vë në dukje, krahas përparimit, edhe sfidat dhe fushat ku nevojiten reforma e angazhim më i madh institucional.
Seanca është caktuar të nisë në orën 13:00 në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.







