Çfarë është koronavirusi dhe si na sulmon

Koronavirusi është përhapur në rreth 80 shtete të botës duke shkaktuar mijëra viktima.

Mjekët kanë thënë se veprimi më i mirë që mund të bëhet është higjena personale, pra larja sa më e shpeshtë e duarve e mban larg virusin Covid-19.

Mjeku infektiv Lazzaro Spallanzani, i cili izoloi i pari në Itali koronavirusin e ri doli në një intervistë ku tha:

“Është një mikro-organizëm që ka nevojë të monitorohet dhe javët e ardhshme mund të jetë kritike.

Për momentin, në fakt, janë dy forca kundërshtare: tendenca e virusit për t’u përhapur, dhe masat e kontrollit të vendosura në vend në vendin tonë që synojnë të kufizojnë këtë përhapje”.

Virologu i është përgjigjur një pyetje që të gjithë do donin një përgjigje. Si na sulmon?

Teksa shpjegon se higjena dhe shëndeti është i rëndësishëm, Lazzaro Spallanzani që vijon ta monitorojë koronavirusin tha:

“Simptomat janë një infeksion të butë të frymëmarrjes, por gjithashtu edhe probleme më serioze, deri në sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes.”


Shtuar 5.03.2020 17:18