Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi që prej muajsh është “shkëputur” nga politika, duke mos bërë asnjë lloj reagimi në lidhje me ngjarje të ndryshme në vend.
Së fundmi ajo është bërë e gjallë. Në profilin e saj Facebook, Kryemadhi është futur “live” nga kampi në Jalë ku ndodhen të rinjtë e LRI.
“Tradita vazhdon nga Kampingu i LRI Jalë”, shkruan Kryemadhi.
Postimi i fundit i kryetares së LSI-së ka qenë më 13 maj kur ka uruar festën e Kurban Bajramit.
Që prej publikimit të rezulattit të zgjedhjeve, ku LSI mori vetëm 4 mandate, Kryemadhi thuajse nuk del fare në media dhe po ashtu as në rrjete sociale./albeu.com