Me uljen e temperaturave fillojnë të shtohen edhe veshjet tona. Fatkeqësisht, na duhet t’i themi “mirupafshim” rrobave të holla të verës, për të kaluar tek trikot e ngrohta, palltot, pantallonat etj.
Mirëpo, nëse s’jeni ende gati të hiqni dorë nga fustanet e shkurtër, ju tregojmë 5 mënyra si t’i kombinoni ato këtë vjeshtë, për t’u dukur me shumë stil.