Renault, kompania franceze, dhe kompania belge John Cockerill po punojnë për një automjet elektrik ushtarak pa ekuipazh. Mjeti mund të drejtohet nga larg dhe është menduar për misione në zona të rrezikshme.
Automjeti, i quajtur Forefront, është projektuar për të ndihmuar në operacionet ushtarake, duke transportuar pajisje dhe duke kryer mbikëqyrje, zbulim e evakuim. Këto detyra mund të realizohen pa vënë drejtpërdrejt në rrezik jetën e ushtarëve.
Të lidhura
None found
Forefront ka tërheqje në të katër rrotat dhe mund të mbajë deri në një ton ngarkesë. Autonomia e parashikuar është rreth 400 kilometra, ndërsa mjeti është projektuar të kalojë në terrene të vështira dhe në pjerrësi deri në 60 për qind.
Jashtë fushës ushtarake, ai mund të përdoret edhe për shpëtim, ndërhyrje në zona me rrezik dhe detyra logjistike.
Në kuadër të projektit po zhvillohen edhe funksione autonome, të cilat synojnë që në të ardhmen t’i mundësojnë automjetit të lëvizë pa ndërhyrjen e operatorit.
Provat e para në terren pritet të kryhen gjatë javëve të ardhshme, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Francës. Nuk është njoftuar ende se kur mund të fillojë prodhimi serik.







