Zbardhen emrat e viktimës dhe të plagosurit, nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, në Borizanë, ku makina tip “Audi”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Sipas “Report Tv”, emri i viktimës është Gen Deva, kurse i plagosuri quhet Flogert Vogli.
Dyshohet se mbrëmë viktima dhe i plagosuri kanë qenë në një tentativë grabitje, dhe teksa po ndiqeshin nga policia janë aksidentuar.
Oficerët e policisë u kanë bërë posto-bllok që të ndalojnë por ata janë larguar me shpejtësi. Kësisoj në tentativë për arratisje janë përplasur me bordurën.