Rey Manaj e çoi në 10 numrin e golave në 13 paraqitje në kampionat me Sivasspor, duke vijuar formën fantastike. Megjithatë, goli i sulmuesit të Shqipërisë nuk i mjaftoi skuadrës së tij për të shmangur humbjen 1 – 3 në fushën e Vanspor FK, në javën e 14-të të Ligës së Parë turke.
Lushnjari 29-vjeçar realizoi në minutën e 85-të: një krosim nga krahu u shfrytëzua prej tij me një goditje të bukur me kokë, që e dërgoi topin në rrjetën kundërshtare. Pavarësisht këtij finalizimi, Sivasspor u largua pa pikë nga transferta.
Të lidhura
None found







