Merz për antisemitizmin: Emigrantët që nuk njohin përgjegjësinë historike të Gjermanisë duhet të largohen

Pranimi i përgjegjësisë historike të Gjermanisë për Holokaustin është detyrim edhe për emigrantët myslimanë që jetojnë atje, ka theksuar kancelari Friedrich Merz. Ai u kërkoi të largohen nga vendi atyre që refuzojnë ta njohin dhe ta respektojnë këtë përgjegjësi.

Kreu i qeverisë gjermane foli në Berlin, në një aktivitet kushtuar atletëve hebrenj pjesëmarrës në Lojërat Makabi. Ky organizim sportiv ndërkombëtar hebraik mbahet në Izrael një herë në katër vjet.

Të lidhura

None found

Gjatë takimit, një trajner basketbolli i shprehu kancelarit shqetësimin për sigurinë e sportistëve hebrenj në rrugët e Gjermanisë. Ai tregoi se ata druhen të dalin me xhaketat e kuqe sportive të ekipit Maccabi, ku shfaqet Ylli i Davidit, nga frika se identiteti i tyre mund t’i bëjë shënjestër sulmesh.

Duke iu përgjigjur këtij shqetësimi, Merz solli në vëmendje fjalimin që ish-presidenti gjerman Richard von Weizsäcker mbajti në Bundestag në vitin 1985, në përkujtim të 40-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Mesazhi i von Weizsäcker në atë fjalim ishte se brezat e rinj nuk kanë fajësi personale për krimet e regjimit nazist. Megjithatë, ai ua ngarkonte atyre përgjegjësinë për ruajtjen e kujtesës së këtyre ngjarjeve dhe për mënyrën se si ato pasqyrohen në histori.

Ish-presidenti kishte bërë dallimin mes përgjegjësisë për atë që ndodhi në të kaluarën, e cila nuk u përket të rinjve, dhe përgjegjësisë së tyre për mënyrën se si ajo e kaluar do të mbetet e shënuar në histori.

Për Merz-in, ky qëndrim nuk mund të vihet në diskutim. Ai theksoi se detyrimi për të mbajtur gjallë kujtesën historike i takon mbarë shoqërisë gjermane, pa përjashtuar njerëzit që janë vendosur në Gjermani si emigrantë.

Kancelari sqaroi se e njëjta përgjegjësi historike shtrihet edhe te personat që mbërrijnë në Gjermani nga vendet myslimane. Sipas tij, kush nuk e pranon këtë detyrim, nuk ka vend në Gjermani dhe duhet të largohet.

Merz e vendosi këtë qëndrim në kontekstin e incidenteve antisemite të raportuara në Gjermani, në të cilat, sipas tij, janë përfshirë edhe emigrantë myslimanë. Ai këmbënguli se të gjithë banorët e vendit duhet të respektojnë historinë dhe përgjegjësinë gjermane për shfarosjen sistematike të miliona hebrenjve gjatë Holokaustit.


Shtuar më 6.11.2026 21:48

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişromabetkahraman haber