Qeveria e Kosovës miraton në mbledhje elektronike projektligjin për energjinë dhe dy nisma për marrëveshje

Në një mbledhje të zhvilluar në mënyrë elektronike, Qeveria e Republikës së Kosovës i dha miratimin Projektligjit për Rregullatorin e Energjisë, si edhe dy nismave për lidhjen e marrëveshjeve.

Projektligji rregullon statusin, organizimin e brendshëm dhe financimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji në Republikën e Kosovës, duke përcaktuar gjithashtu kompetencat, detyrat dhe funksionet e saj. Në të përfshihen monitorimi i funksionimit të tregjeve të energjisë, dhënia e lejeve dhe certifikimi në këtë sektor, si dhe miratimi i tarifave e i metodologjive tarifore. Ai parashikon edhe mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji dhe të ligjeve të tjera përkatëse të Republikës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Një tjetër vendim ishte miratimi i nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit për Projektin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. Palë në këtë marrëveshje janë Republika e Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim, me dy institucionet e fundit që veprojnë së bashku si Administrator i Komisionit Evropian.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, miratim mori edhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë për Projektin e Ndërtimit të Impiantit për Trajtimin e Ujërave të zeza në Prishtinë. Kjo marrëveshje do të lidhet ndërmjet Republikës së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim.


dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişromabetkahraman haber