Llapi u kthye me tri pikë nga Klina, ku mposhti Dukagjinin 1-0 në stadiumin “18 Qershori”, në ndeshjen e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës.
Takimi po shkonte drejt barazimit pa gola, por Rilind Hetemi shënoi me një goditje spektakolare në minutën e 89-të dhe i dha fitoren skuadrës nga Podujeva.
Të lidhura
None found
Në pjesën e parë, të dyja ekipet luajtën me kujdes. Dukagjini e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 24-të, por goli i vendasve u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it.
Edhe më pas rastet për shënim ishin të pakta, derisa goditja e Hetemit në minutat e fundit përcaktoi rezultatin.
Me këtë fitore, Llapi ndërpret serinë prej shtatë ndeshjesh pa rezultat pozitiv. Skuadra arrin në tetë pikë dhe mban aktualisht vendin e nëntë në tabelë.
Dukagjini, nga ana tjetër, regjistron një tjetër rezultat zhgënjyes. Ekipi mbetet i gjashti me 18 pikë dhe vijon të presë rikthimin te fitorja pas katër ndeshjeve pa triumf.






