Mik me Aldo Baren, Kush është “Mondi” që sot mori ultimatumin e OFL-së

Operacioni Forca e Ligjiti ka dërguar sot letrën për deklarimin e pasurisë Edmond Begos. Bego i cili ka në dispozicion 48 orë për të plotësuar formularin është një emër i njohur nga policia.

Bego rezulton një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai ishte një shtetas shqiptar, shpallur në kërkim prej autoriteteve italiane. Bego ka dyshime se ishte pjesëmarrës në një organizatë kriminale në shtetin fqinj. Kjo organizatë merrej kryesisht me trafik droge, të llojit heroinë dhe kokainë.

Lidhjet me Aldo Baren dhe arrestimet në Shqipëri e Itali

Edmond Bego ka qenë drejtor i klubit të Lushnjës. Ai njihej si person i afërt, mik me Aldo Baren. Ndaj tij, drejtësia italiane ka marrë vendim final dhe e ka dënuar për trafik të lëndëve narkotike, kryer më shumë se njëherë. Bego ka mbajtur për ca kohë postin e drejtorit të klubit të qytetit të Lushnjës. Ndërsa ai është arrestuar disa herë edhe nga policia shqiptare, në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Po sot, OFL i ka dërguar formularin dhe Eduard Nazarit. Më datën 23.09.2013, Nazari është kapur me 3.5 kg drogë.


Shtuar 5.03.2020 12:59