Për dy takimet përmbyllëse të Grupit C1 në Ligën e Kombeve, kundër Finlandës dhe Bjellorusisë, trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, ka bërë publike përzgjedhjen prej 27 futbollistësh. Në grumbullimin për përballjet e rëndësishme të nëntorit përfshihen rikthime dhe një emër i ri.
Ftesën e parë për të përfaqësuar Shqipërinë e ka marrë Ysni Ismaili. Mbrojtësi që luan me Dinamo City përbën të vetmen risi në listën e Maranit.
Të lidhura
None found
Takimi i parë i kuqezinjve këtë nëntor do të jetë ai me Finlandën, më 12 nëntor. Përballja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe do të nisë në orën 20:45.
Pas kësaj ndeshjeje, ekipi shqiptar do të marrë rrugën drejt Budapestit për sfidën me Bjellorusinë. Takimi i 15 nëntorit është parashikuar të luhet në stadiumin “Illovszky Rudolf”, me fillim në orën 18:00.
Mes të përzgjedhurve nuk mungojnë as emrat me peshë në kombëtare, Etrit Berisha, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Kristjan Asllani dhe Rey Manaj.
Futbollistët e ftuar sipas reparteve janë:
Për portën janë përzgjedhur Etrit Berisha, Alen Sherri dhe Mario Dajsinani.
Në repartin mbrojtës janë thirrur Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Samuele Sina, Elseid Hysaj, Ysni Ismaili, Mario Mitaj, Stavro Pilo dhe Naser Aliji.
Mesfusha përfaqësohet nga Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Juljan Shehu, Luis Hasa, Feta Fetai, Klevi Qefalija, Ernest Muçi, Arbër Hoxha dhe Taulant Seferi.
Për sulmin, Maran u ka dërguar ftesë Rey Manajt, Myrto Uzunit, Mirlind Dakut dhe Cristian Shpendit.






