Bayern Munich është rikthyer te fitorja, pas humbjes befasuese nga Hoffenheim në mesjavë.
Bavarezët triumfuan me rezultat të ngushtë 4:3 ndaj Hertha Berlin në fund.
Vendasit patën një epërsi të dy golave, kur Robert Lewandowski (40’ 51’) tundi rrjetën dy herë.
Por mysafirët u rikthyen në lojë dhe barazuan gjithçka. Fillimisht, Cordoba (60’) ngushtoi diferencën, ndërsa Cunha (71’) vendosi baraspeshën.
Ishte sërish Lewandowski (85′) që i riktheu epërsinë Bayernit. Ngakam (88′) sërish barazoi rezultatin.
Sulmuesi polak (90+2′) i dha fitoren ekipit të tij, duke shënuar golin e katërt personal në këtë sfidë nga penalltia.
Bayern pas tre ndeshjeve ka gjashtë pikë.