Sveçla dhe Burkovskiene diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit Kosovë–Lituani

Gjatë Forumit Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, që po zhvillohet në Budvë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zhvilloi një takim me zëvendësministren e Brendshme të Lituanisë, Ana Burkovskiene.

Biseda u përqendrua te forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes dy vendeve mike dhe te sfidat e përbashkëta në fushën e sigurisë.

Të lidhura

None found

Sveçla shprehu mirënjohje për kontributin e Lituanisë në misionin paqeruajtës KFOR, përmes angazhimit të trupave të saj ushtarake. Ai vlerësoi gjithashtu se ky shtet vazhdon të jetë një mbështetës i qëndrueshëm i Kosovës në procesin e integrimit evropian.

“Theksuam se përballemi me sfida të përbashkëta të sigurisë dhe biseduam për mundësitë e bashkërendimit të përpjekjeve për t’i adresuar dhe tejkaluar ato”, shkroi Sveçla në një postim në Facebook.

Më 1 janar 2027, Lituania do të marrë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian. Sipas ministrit Sveçla, kjo do të hapë mundësi të reja për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Kosovën.


Shtuar më 5.11.2026 20:08

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot siteleri