Sveçla: Kosova vazhdon të jetë partner serioz i Europolit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar sot me drejtorin e Europolit, Jürgen Ebner, në margjinat e Forumit Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë, që po mbahet në Budvë të Malit të Zi.

Sveçla tha se Republika e Kosovës mbetet një partner serioz për Europolin dhe se bashkëpunimi, i mbështetur në marrëveshjet e nënshkruara deri më tani, po jep rezultate të vazhdueshme.

Të lidhura

None found

Në një postim në Facebook, ai shkroi se gjatë takimit u rikonfirmuan sukseset e operacioneve të përbashkëta kundër grupeve kriminale ndërkombëtare, të cilat rrezikojnë sigurinë e Kosovës, të rajonit dhe më gjerë.

Si dëshmi të përkushtimit dhe seriozitetit të Kosovës për të goditur çdo veprimtari kriminale, Sveçla përmendi operacionin e fundit, “Trado 3”, të zhvilluar më 3 nëntor të këtij viti. Operacioni u udhëhoq nga Europoli në koordinim me shtatë shtete evropiane, mes tyre edhe Kosova.

Ai përfundoi duke thënë se bashkëpunimi me Europolin do të thellohet, me synimin për të arritur rezultate të reja të përbashkëta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për të forcuar sigurinë.


Shtuar më 5.11.2026 20:07

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot siteleri