Ministria e Transportit akuzon BDI-në dhe LSDM-në për gjendjen e hekurudhave, kërkon veprim nga Prokuroria për raportet e revizionit

Ndërmarrjet publike “Hekurudhat e Maqedonisë Transport” dhe “Hekurudhat e Maqedonisë Infrastrukturë” kanë pranuar dy raportet e revizionit që shqyrtojnë periudhën kur ato drejtoheshin nga kuadro të BDI-së dhe LSDM-së.

Sipas Ministrisë së Transportit, revizioni është kryer me kërkesë të drejtuesve aktualë. Në raporte janë identifikuar probleme kyçe, për të cilat tashmë janë marrë masa.

Të lidhura

None found

Ministria vlerëson se anomalitë e evidentuara dhe problemet që, sipas saj, janë shpërfillur nga drejtuesit e mëparshëm, i kanë çuar dy ndërmarrjet publike pranë dështimit dhe shkatërrimit të plotë.

Ajo u bën thirrje prokurorive publike dhe institucioneve kompetente të verifikojnë gjetjet e Entit Shtetëror të Revizionit. Ministria thekson se Enti duhet t’ua përcjellë raportet institucioneve përkatëse sipas detyrës zyrtare dhe se ato do t’i dërgohen të plota Prokurorisë Themelore Publike, të cilës i kërkohet të veprojë lidhur me to.

Raportet për “Hekurudhat e Maqedonisë Transport” dhe “Hekurudhat e Maqedonisë Infrastrukturë” mbulojnë veprimtarinë deri në vitin 2024. Ato përfshijnë revizionin e raporteve financiare, si dhe revizionin e harmonizimit të ndërmarrjeve publike, bën të ditur Ministria.


Shtuar më 5.11.2026 13:01