Dordolecët që përfaqësonin Edi Ramën dhe Sali Berishën u dogjën nga studentët protestues në tavolinën e dialogut të vendosur nga kreu i qeverisë. Me këtë veprim, protestuesit i bënë përgjegjës drejtuesit e PS-së dhe PD-së për situatën e sotme në Shqipëri.
Protesta shërbeu si një tjetër shprehje e pakënaqësisë si ndaj qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, ashtu edhe ndaj opozitës së drejtuar nga Sali Berisha.
Të lidhura
None found
Njëri prej aktivistëve kërkoi që të dy politikanët të largohen nga jeta publike, duke i akuzuar se e kanë mbajtur Shqipërinë peng për 36 vite. Sipas tij, Rama dhe Berisha synojnë të kenë pushtet për aq kohë sa të jetojnë.
Aktivisti kundërshtoi kategorikisht ftesën e kryeministrit për dialog. Ai e cilësoi të pakuptimtë sjelljen e karrigeve për dialog në atë vend, ndërkohë që, sipas tij, ndaj studentëve dhe protestuesve ishte ushtruar dhunë e tmerrshme.
Duke këmbëngulur se këtyre dy figurave politike nuk duhet t’u lihet më hapësirë, ai kërkoi që Rama dhe Berisha të mos shfaqen më në publik.








