Këshilluesi holistik Nikola Andoni u bëri thirrje njerëzve të shmangin bukën gjatë emisionit të pasdites “Ftesë në Pesë”. Deklarata e tij erdhi një ditë pasi specialistë kishin ngritur shqetësimin për përdorimin e miellit të biskotave në prodhimin e bukës.
Andoni tha se buka nuk duhet konsumuar, pasi, sipas tij, nuk është ushqim për njeriun. Ai pretendoi se drithërat, mielli dhe produktet e përpunuara me bazë miellin kanë ndikuar në gjendjen e shoqërisë së sotme dhe sjellin pasoja negative për shëndetin.
Të lidhura
None found
Sipas tij, përdorimi i drithërave është shkaktar i pjesës më të madhe të sëmundjeve autoimune dhe metabolike.







