Agron Kolaj merr çmimin “Ylli i Javës

Portieri i FC Feronikeli 74, Agron Kolaj, është shpallur “Ylli i Javës” pas ndeshjeve të xhiros së dymbëdhjetë në Albi Mall Superligë. Ai pati rol të rëndësishëm në barazimin 0:0 të skuadrës së tij ndaj FC Malishevës.

Me disa pritje të shkëlqyeshme dhe ndërhyrje vendimtare, Kolaj e mbajti portën të paprekur dhe ndihmoi ekipin të siguronte një pikë të rëndësishme. Siguria mes shtyllave, reflekset e shpejta dhe përqendrimi gjatë gjithë takimit e bënë atë një nga lojtarët më meritorë për këtë rezultat.

Të lidhura

None found

Çmimi tradicional për futbollistin më të dalluar të çdo xhiroje ndahet nga Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall. Përzgjedhjen e më të mirit të javës e bëri Komisioni i Veteranëve të Futbollit.


Shtuar më 2.11.2026 16:01