Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, njoftoi se punëkryesi që hapi ilegalisht një rrugë në Bjeshkën e Lybeniqit është gjobitur me 1,000 euro.
Sipas saj, pasi u pranuan informacione për ndërtimin e rrugës, zyrtarët e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” shkuan në vendngjarje së bashku me Policinë. Ndaj punëkryesit u hartua procesverbal dhe iu shqiptua gjobë mandatore prej 1,000 eurosh. Ky është rasti i dytë i evidentuar në të njëjtin lokacion.
Të lidhura
None found
Pacolli bëri të ditur se për rastin është njoftuar edhe Prokuroria dhe se do të ndërmerren hapa të mëtejshëm ligjorë. Ajo theksoi se nuk do të lejohen ndërhyrje që dëmtojnë natyrën dhe se Bjeshkët do të mbrohen me çdo mekanizëm ligjor.





