Dellova rikthehet në dispozicion të Amedsporit për sfidën ndaj Galatasarayt

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova, do të mund të luajë në ndeshjen e ardhshme të Amedsporit. Ai nuk ishte pjesë e ekipit në fitoren 5:1 ndaj Eyupsporit për shkak të pezullimit.

Tani Dellova është gati për përballjen më të rëndësishme të skuadrës së tij, atë kundër Galatasarayt.

Të lidhura

None found

Ndeshja Galatasaray – Amedspor luhet të shtunën në Stamboll, në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Turqisë.

Përballë do të jenë dy ekipet që kryesojnë tabelën: Galatasaray ka 25 pikë, ndërsa Amedspori, i drejtuar nga trajneri Besnik Hasi, është dy pikë prapa.

Me Amedsporin luan edhe Ermal Krasniqi, i cili shënoi në fitoren ndaj Eyupsporit. Dellova, ndërkohë, ka zhvilluar tetë ndeshje në kampionat dhe ka dhënë një asistim.


Shtuar më 2.11.2026 12:56