Kur mund të qëndrojë një fëmijë vetëm në shtëpi? Sqarimi i policisë britanike

Në Britani të Madhe, ligji nuk përcakton një moshë minimale kur një fëmijë mund të lihet vetëm në shtëpi. Policia sqaron se vendimi u takon prindërve, të cilët duhet të marrin parasysh pjekurinë e fëmijës.

Platforma “Ask The Police” thekson se fëmija duhet të jetë i aftë të kujdeset për veten dhe të reagojë në raste emergjente. Lënia e fëmijëve të vegjël vetëm për një kohë të gjatë ose gjatë natës, megjithatë, nuk këshillohet.

Të lidhura

None found

NSPCC, organizata për mbrojtjen e fëmijëve, këshillon që foshnjat dhe fëmijët e vegjël të mos qëndrojnë kurrë pa mbikëqyrje. Sipas saj, fëmijët nën moshën 12-vjeçare rrallë e kanë pjekurinë e nevojshme për të qëndruar vetëm për periudha të gjata, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Prindërve u sugjerohet të vlerësojnë sa i përgatitur është fëmija, t’i shpjegojnë si të veprojë në raste emergjente dhe t’i lënë numra kontakti. Përpara se ta lënë vetëm për më gjatë, ata këshillohen të provojnë fillimisht largime të shkurtra nga shtëpia.

Autoritetet britanike paralajmërojnë se prindërit mund të përballen me pasoja ligjore nëse e lënë fëmijën pa mbikëqyrje në kushte që mund t’i shkaktojnë vuajtje ose t’i rrezikojnë shëndetin.


Shtuar më 2.11.2026 07:51