Lyon ka nevojë për lojtarë krijues për të forcuar sulmin.
Moussa Dembele, Islam Slimani, Karl Toko Ekambi, Houssem Aouar dhe Rayan Cherki nuk janë mjaftueshëm – dhe mbi të gjitha – disa prej tyre mund të “fluturojnë” diku tjetër deri më 31 gusht.
Për këtë arsye drejtuesit e klubit francez e kanë përë të nevojshme për vepronin në këtë sektor të lojës. E gjithçka duket se ka përfunduar.
Sipas informacioneve nga mediat franceze, klubi “Rhone” ka përfunduar me sukses transferimin e futbollistit me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqirit, nga Liverpooli.
Sulmuesi 29-vjeçar, i cili u zbulua tek Basel para se të bashkohej me Bayern Munich (në 2012) pastaj Stoke City (në 2015), e më pas aventura e suksesshme tek “të kuqtë.
Lyon pritet të derdh në arkat e klubit të Liverpool shumën e 12 milionë eurove për kartonin e Shaqirit.