Përshkallëzohet situata në rrugët e Tiranës! Molotov drejt autoblindës së policisë, efektivët ndjekin protestuesit në rrugica (VIDEO)

Forcat operacionale të Policisë, po vijojnë kontrollet dhe patrullimet në zona të ndryshme të Tiranës, në përpjekje për të identifikuar dhe shoqëruar personat që dyshohet se kanë marrë pjesë në incidentet gjatë protestës.

Edhe pse nga pamjet e fundit rezulton se turma është shpërndarë, efektivët vijojnë të jenë të pranishëm në terren. Deri tani, sipas raportimeve, policia nuk ka përcaktuar vendndodhjen e grupeve të protestuesve.

Të lidhura

None found

Bëhet me dije se disa persona janë shoqëruar në komisariate pas përplasjeve pranë Ministrisë së Arsimit, ku u raportua për hedhje molotovësh dhe përleshje mes protestuesve e forcave të rendit.

Shpërndarja e turmës u bë e mundur pas thirrjeve të përsëritura përmes megafonëve dhe ndërhyrjes me autobotë uji, që i detyruan protestuesit të largoheshin nga perimetri i sigurisë.

Kontrollet dhe patrullimet e policisë në terren vazhdojnë.

 


Shtuar më 31.10.2026 18:28