Augsburg po triumfon ndaj Freiburgut në përballjen e javës së 8-të të Bundesligës gjermane. Skuadra vendase e mbylli pjesën e parë në avantazh 1-0, ku një rol të rëndësishëm pati edhe Arijon Ibrahimovic.
Në minutën e 18-të, sulmuesi shqiptar dha një asist të saktë për Gregortisch, i cili përfitoi nga pozicioni i favorshëm për të mposhtur portierin e Freiburgut. Ibrahimovici dhuroi kështu një diagonale të përsosur, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon te Augsburg.
Të lidhura
None found
Arijon Ibrahimovic kishte spikatur edhe në ndeshjen e fundit të Kupës, ku Augsburg fitoi 2-4 ndaj Grossaspach. Në atë takim, shqiptari shënoi një gol dhe u vlerësua me notën 7.3. Aktualisht, kartoni i tij është në pronësi të Bayern Munich, që e ka huazuar te Augsburg me të drejtë blerjeje për 8 milionë euro.






