Të rinjtë zhvendosën protestën te Kryeministria, policia pengon grupet e xhirimit të mediave të ndjekin protestuesit te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Policia ka ndaluar grupet e xhirimit të mediave që tentuan të futen drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku edhe është zhvendosur protesta e studentëve.

Gazetarja Xhensila Kodra, u është komunikuar nga forcat e policisë se automjetet e mediave nuk lejohet të kalojnë për shkak të perimetrit të vendosur.

Të lidhura

None found

Pas Ministrisë së Arsimit, studentët kanë marshuar drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kaluar edhe pranë Selisë së PS, por pa u shoqëruar me incidente.


Shtuar më 31.10.2026 16:26