Një 38-vjeçar nga Manza e Durrësit, është arrestuar pasi dyshohet se dhunoi fizikisht bashkëshorten, e cila ndërroi jetë nga plagët e marra. Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur në mars të vitit 2022.
Specialistët e Hetimit të Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj F. H., banues në Manzë, bëri të ditur policia.
Të lidhura
None found
Hetimet dyshojnë se më 18 mars 2022, 38-vjeçari ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Gruaja vdiq 10 ditë më pas, si pasojë e dëmtimeve.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e kishte caktuar masën e sigurisë më 31 mars 2022, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Ai u ndalua pas deportimit nga Greqia.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë së Durrësit për vijimin e veprimeve.







