Roy Keane ka vënë në shënjestër portierin Senne Lammens, duke e lidhur formën e tij të fundit me problemet që po vazhdojnë te Manchester Unitedi.
Gjatë emisionit The Overlap, ish-legjenda e klubit anglez tha se paraqitjet e portierit belg po i kushtojnë pikë skuadrës. “Portieri po u kushton pikë, apo jo? Ai ishte shumë i mirë vitin e kaluar”, u shpreh Keane.
Të lidhura
None found
Lammens u transferua nga Royal Antwerp në vitin 2025 për 21 milionë euro. Në sezonin e tij të parë, ai la shpejt pas Andre Onanën dhe u bë portieri i parë i Manchester Unitedit.
Mirëpo, paraqitjet e fundit kanë shtuar shqetësimet, veçanërisht pasi “Djajtë e Kuq” kanë pësuar 13 gola në tetë ndeshjet e para të Ligës Premier.
Dyshime ka ngritur edhe Paul Scholes, i cili ka vënë në pikëpyetje nëse Lammens i ka cilësitë për t’u bërë portier elitar. Sipas tij, ende nuk ka një përgjigje përfundimtare për potencialin e belgut.
Portieri 24-vjeçar, nga ana e tij, ka këmbëngulur se duhet të qëndrojë “i fortë mendërisht” përballë presionit dhe kërkesave që shoqërojnë lojën për Manchester Unitedin.
Tashmë skuadra e Michael Carrickut po përgatitet për sfidën e radhës, ku të shtunën do të luajë kundër Chelseat në “Stamford Bridge”.






