Christian Pulisic do të vazhdojë të jetë pjesë e AC Milanit deri më 30 qershor 2031, pasi klubi ka zyrtarizuar marrëveshjen e re me futbollistin amerikan.
Pulisic u transferua te kuqezinjtë nga Chelsea në korrik të vitit 2023 dhe shumë shpejt u shndërrua në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës.
Të lidhura
None found
Në 141 ndeshje me fanellën e Milanit, ai ka realizuar 44 gola dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në repartin ofensiv, duke bindur klubin t’i ofrojë një zgjatje të kontratës.
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se Christian Pulisic ka zgjatur kontratën e tij me klubin deri më 30 qershor 2031”, thuhet në komunikatën e publikuar nga Rossonerët.
Klubi italian vlerësoi veçanërisht cilësitë teknike të amerikanit, profesionalizmin, vazhdimësinë dhe përkushtimin e tij në punë.
Gjatë këtij sezoni, 28-vjeçari ka shënuar dy gola dhe ka regjistruar një asistim në tetë paraqitje.



