Anëtari i kryesisë së BDI-së, Bajram Rexhepi, njoftoi sot se është kërcënuar me jetë nga disa persona.
Rexhepi tha se kërcënimi erdhi pasi ai dhe të tjerët zbuluan atë që e quajtën plan për vjedhjen e komunës së Tetovës lidhur me parcelën e zjarrfikësve, dhe e denoncuan projektin që, sipas tij, komuna po e paraqet si studim fizibiliteti.
Të lidhura
None found
Ai deklaroi se kërcënimin ia kishte bërë një person, vëllai i pronarit që po ndërton objektin e komunës. Rexhepi bëri të ditur se rasti u denoncua sot dhe shtoi se, sipas tij, metoda të tilla mesjetare nuk do t’i frikësojnë.
Rexhepi tha gjithashtu se do të vazhdojnë të denoncojnë çdo vjedhje që ndodh në komunë. /Telegrafi/







