Haradinaj: Politikanët mbrohen menjëherë, ndërsa gratë mbeten të pambrojtura

Ish-ministrja e Qeverisë së Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar pas vrasjes së rëndë të Arlinda Zekajt.

“Paradoksi më i dhimbshëm është se shteti ynë arrin të organizojë brenda një kohe rekord mbrojtje të afërt për pushtetarët dhe politikanët kur ata kërcënohen, por nuk ia del të sigurojë jetën e grave”, ka deklaruar Haradinaj, transmeton IndeksOnline.

Të lidhura

None found

Ajo ka shtuar se në Kosovë janë vrarë tetë gra vetëm për 10 muaj, ndërsa, sipas saj, ende diskutohet nëse duhet të japë dorëheqje politike e morale drejtuesi institucional i dikasterit përgjegjës për sigurinë e qytetarëve.


Shtuar më 30.10.2026 12:09