Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka komentuar thirrjet që ai të largohet nga detyra. Sipas tij, dorëheqja nuk do të ndihmonte në fuqizimin e grave apo në përparimin e të drejtave të tyre.
Ministri ka rikujtuar se dhjetë vjet më parë ishte tërhequr nga një post, ndonëse, siç ka thënë, nuk mbante përgjegjësi për atë rast. Ai kishte shpresuar se veprimi i tij do të ndihmonte në përmirësimin e praktikave në atë fushë, raporton “Bota sot”.
Të lidhura
None found
Këtë herë, megjithatë, Sveçla nuk beson se dorëheqja do të sillte rezultatin e dëshiruar, pasi, sipas tij, angazhimi për të drejtat dhe fuqizimin e grave është i plotë.
Ai ka shprehur mbështetje për protestuesit, duke thënë se i kupton indinjatën dhe mllefin e tyre pas ngjarjes së rëndë.







