Opozita refuzoi ftesën e Presidentit Begaj për konsultim për datën e zgjedhjeve, në takim shkon vetëm Taulant Balla

Opozita ka refuzuar ftesën e Presidentit, Bajram Begaj, për konsultimet lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Në takimin e zhvilluar me kreun e shtetit, është paraqitur vetëm kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Të lidhura

None found

Po ashtu, mësohet se në takim me Presidentin Begaj do te shkojnë edhe përfaqësuesit e Partisë Social Demokrate.

Mungesa e përfaqësuesve të opozitës, bëri që konsultimet e Presidentit për datën e zgjedhjeve të zhvilloheshin vetëm me përfaqësuesin e mazhorancës.

Ndërkohë, në ditët në vijim pritet që Presidenti Begaj të vijojë procedurën për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore, e cila do të përcaktohet përmes një dekreti presidencial.

 


Shtuar më 30.10.2026 09:40