Riad: Raportohen tetë shpërthime, autoritetet paralajmërojnë për rrezik të mundshëm nga Huthët

Gazetarët e AFP-së raportuan se tetë shpërthime u dëgjuan sot në Riad. Pak më herët, autoritetet u kishin dërguar banorëve mesazhe të shkurtra për një “kërcënim sulmi ajror”, mes sulmeve të përsëritura të Huthëve pro-iranianë nga Jemeni kundër Arabisë Saudite.

Mbrojtja civile saudite paralajmëroi gjithashtu për “rrezik potencial” në Kharj, në juglindje të Riadit, si dhe në qytetin jugor të Najranit. Banorët e kryeqytetit ndërkohë morën njoftime për një “kërcënim ajror armiqësor”.

Të lidhura

None found


Shtuar më 29.10.2026 19:36