Autoritetet franceze do të vendosin rreth 70 mijë efektivë policie në të gjithë vendin për protestat e planifikuara të shtunën, më 31 tetor, me synim ruajtjen e rendit dhe sigurisë.
Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, e njoftoi masën të enjten dhe deklaroi se çdo akt dhune do të përballet me masa të ashpra, si gjatë demonstratave, ashtu edhe pas përfundimit të tyre.
Të lidhura
None found
Nuñez tha se grupe të ekstremit të majtë kanë përdorur rrjetet sociale për të bërë thirrje për tubime të dhunshme, duke rritur frikën për një përshkallëzim të situatës.
Për të shmangur përplasjet dhe për të siguruar rendin publik, autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë në qytetet franceze.





