Të dhënat personale dhe të punësimit të më shumë se 41 mijë punonjësve të Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS) janë publikuar në internet pas një ngjarjeje të cilësuar si “incident i sigurisë kibernetike”. Mes tyre janë mijëra agjentë të Agjencisë së Imigracionit dhe Doganave (ICE) dhe të Agjencisë së Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP).
Materialet përmbajnë emra, adresa të punës, numra telefoni dhe përshkrime të detyrave. Sipas të dhënave të publikuara, më shumë se 21 mijë persona janë të punësuar në CBP, ndërsa rreth 6,600 punojnë për ICE.
Të lidhura
None found
Publikimi përfshin gjithashtu të dhëna mbi operacione që nuk ishin bërë të njohura më herët, si dhe teknologjitë që përdorin agjencitë. Informacionet u vendosën në platformën “Icepick”, me ndihmën e studiueses së sigurisë kibernetike Maia Crimew dhe organizatës Distributed Denial of Secrets (DDoSecrets).
DHS-ja bëri të ditur se është njoftuar për shkeljen e mundshme dhe po punon për trajtimin e saj. Departamenti theksoi se mbrojtja e punonjësve është përparësi.
Rrjedhja ndodh ndërsa politikat e imigracionit në SHBA po ndeshen me kritika dhe kundërshtim nga publiku. Administrata e Donald Trumpit ka shtuar arrestimet dhe dëbimet.
Instituti për Politikat e Emigracionit vlerëson se, pas rikthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2025, SHBA-ja ka kryer afro një milion dëbime. Mbi 70 për qind e personave të larguar me forcë nuk kishin precedentë penalë.




