Një re e madhe tymi u ngrit në ajër në periferi të Elbasanit pas orës 17:00, duke u shtrirë në një zonë të gjerë. Pamjet kanë shqetësuar banorët, veçanërisht në Bradashesh, ku është raportuar një erë e rëndë dhe mbytëse.
Banorët ngrenë dyshime se tymi mund të vijë nga djegia e gomave të përdorura, por deri tani nuk ka konfirmim zyrtar as për shkakun, as për vendndodhjen e zjarrit.
Të lidhura
None found
Përhapja dhe dendësia e tymit kanë shtuar shqetësimet për ndotjen e ajrit dhe ndikimin e mundshëm në shëndetin e njerëzve dhe mjedisin.







