Prattipati zhvillon takimin e parë me presidenten e Kosovës, njofton Ambasada amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë bëri të ditur se e ngarkuara me punë, Anu Prattipati, u takua me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Sipas ambasadës, ky ishte takimi i parë mes Prattipatit dhe presidentes.

Të lidhura

None found

Ambasada shprehu angazhimin për të punuar së bashku me institucionet kosovare në përparimin e objektivave të përbashkëta.

«Anu Prattipati, e ngarkuara me punë, u takua sot për herë të parë me presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula. Ambasada e SHBA-së mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit me institucionet e Kosovës për avancimin e prioriteteve të përbashkëta, mes tyre paqja rajonale, stabiliteti dhe prosperiteti i ndërsjellë», thuhet në njoftim.


Shtuar më 29.10.2026 15:26