Ishte mbrëmje shqiptarësh ajo në Serinë A në dy ndeshjet e radhës të javës së parë.
Lazio e Hysajt dhe Strakoshës e nisi në mënyrën më të mirë Serinë A me një fitore bindëse 3-1 në fushën e Empolit ku te vendasit shkëlqeu Nedim Bajrami me një asist.
Ishte debutimi perfekt për Sarrin në krye të kësaj aventure me bardhekaltërit të cilët përmbysën avantazhin e menjëhershëm të Bandinellit në 4’ me një gol të Saviç në 6’. Pas barazimit, Lazio me vetëm Hysajn në fushë dhe Strakoshën në stol, dominoi vendasit duke gjetur edhe 2 herë rrjetën me Lazarri në 31’ e Immobile 41’.
Ndërkohë Atalanta nuk e pati të lehtë në transfertën me Torinon ku Gjimshiti ishte titullar i padiskutueshëm. Zikaltërit e Gasperinit fituan me vuajtje në sekondat e fundit 2-1 me golat e Muriel në 6’ dhe Piccoli 93’ që zhvlerësuan atë të Belotti në 79’.