“Si ia del”, gazetarja shqiptare flet për marrëdhënien me 8 kunatat (FOTO LAJM)

Fiori Dardha, një nga gazetaret më të pëlqyera nga publiku është shumë aktive me postimet e saj në rrjete sociale, ku shpeshherë na tregon detaje edhe nga jeta private.

Së fundmi, Fiori ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit, ku këta të fundit e kanë pyetur për marrëdhënien me kunatat. Moderatorja ka 8 të tilla, pasi i shoqi është djalë i vetëm, i fundit pas 8 motrave.

Të lidhura

None found

Ajo ka treguar se me të gjitha ka marrëdhënie të shkëlqyera. “Në një foto që ke postuar mbaj mend sikur ke tetë kunata. Si ja del dhe si i ke marrëdhëniet?”, e ka pyetur dikush.

“E vërtetë! Bashkëshorti imë shtë djalë i vetëm, i fundit pas tetë motrave. Si ia dal?! Me kunatat kam marrëdhënie të shkëlqyera! Kanë të gjitha familjet e tyre dhe kur mblidhemi së bashku, kënaqemi shumë. Fundja, një nuse kanë, ndaj më mbajnë me kimet!”, ka replikuar Fiori.


Shtuar 21.08.2021 11:18