VLEN ka reaguar ndaj fjalëve të ministres serbe Milica Gjurgjeviq Stamenkovski gjatë manifestimit në Zebërnjak, duke i vlerësuar ato si një provokim politik dhe si përpjekje për të rikthyer narrativat nacionaliste serbe në Maqedoninë e Veriut.
Sipas kësaj partie, Beteja e Kumanovës nuk mund të interpretohet si realizim i të ashtuquajturit “betim të Kosovës”. Në reagimin e saj, VLEN i kërkon Beogradit zyrtar të distancohet përfundimisht nga qasjet hegjemoniste.
Të lidhura
None found
“Politika zyrtare e Beogradit duhet njëherë e mirë të heqë dorë nga mendësia hegjemoniste”, thuhet në deklaratën e VLEN-it.
Kritika të veçanta janë drejtuar edhe ndaj ministrit Ivan Stoilkoviq për pjesëmarrjen e tij në këtë aktivitet. VLEN e akuzon atë se, në vend që të përfaqësojë interesat e shtetit ku mban detyrën, merr pjesë në veprimtari që, sipas partisë, promovojnë agjendat nacionaliste të Serbisë.
“Maqedonia e Veriut nuk do të jetë kurrë platformë për pretendime historike e politike të Serbisë!”, theksohet në kumtesë.
VLEN deklaron se do të kundërshtojë çdo tentativë për shfrytëzimin e historisë në funksion të nacionalizmit dhe se nuk do të qëndrojë e heshtur përballë veprimeve të tilla.






